Vendosni fjalën kyçe....

Mbante lokalin hapur jashtë orarit të lejuar, procedohet Noizy


Policia ka proceduar penalisht për prishje të qetësisë publike Rigels Rajkun ose të njohur me emrin artistik Noizy.

Së bashkë me të u procedua dhe administratori i i një subjekti tjetër pasi u konstatuan nga policia se mbanin lokalet përtej orës policore.

Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lek.

Njoftimi i plotë:

Plazh, Durrës

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë, procedohen penalisht dhe ndëshkohen me masë administrative, administratori një subjekti dhe pronari i një subjekti tjetër.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” shtetasit:

I. D., 26 vjeç (administrator i një subjekti) dhe R. R., 35 vjeç, (pronar i një subjekti), banues në Durrës, pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, në lagjen nr.13 Plazh, Durrës, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.