Një 60-vjeçar është mbytur në plazhin e Pishë-Porosë në Darëzezë ndërsa një 47-vjeçar ndodhet në spital.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 kur të dy shtetasit ishin duke u larë në det.
60-vjeçari është nxjerrë me shenja jete nga deti por ndërroi jetë rrugës për në spital.
Punonjësit e policisë që patrullojnë në det u dhanë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit.
“Sot rreth orës 17:00, në plazhin publik në Pishë Poro, Darëzezë, shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, duke u larë në det kanë rrezikuar të mbyten.
Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet, u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit.
60- vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.