Një person ka humbur jetën e nëntë të tjerë janë plagosur pas një aksidenti të ndodhur në Gramsh.
Aksidenti ndodhi në rrugën Gramsh-Kërpaç pranë fshatit Bregas, ndërsa viktima është një i ri i moshës rreth 30 vjeç me iniciale L.L.
Të lënduarit janë transportuar me ambulancë në spitalin e Gramshit.
Njoftimi
“Më datë 10.07.2021, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Grmash-Kushov, në fshatin Bregas, mjeti minibuz me drejtues shtetasin A.Xh., banues në Gramsh, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë një pasagjerë, shtetasi L.L., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Terrove, Skrapar, si dhe janë plagosur 9 pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën për momentin, të cilët janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjeksore. Në vendgjarje ndodhet dhe grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanve të aksidentit.”