Vendosni fjalën kyçe....

“Na shpëto Roberto, s’i durojmë dot 55 vjet të tjera të na çajnë kokën me këtë gjë” – Tifozët skocezë thirrje Italisë


Tifozët skocezë i bëjnë thirrje Italisë që të mundë Anglinë në finalen e Euro 2020.

Një nga gazetat e mëdha të vendit, që njihet për mbështetjen e saj të hapur për pavarësinë e Skocisë nga Britania e Madhe, ka nxjerrë në faqe të parë trajnerin italian Roberto Mançini të personifikuar të personazhi William Wallace në filmin ‘Braveheart’ me titullin: ‘Na shpëto Roberto, je shpresa jonë e vetme’.

Ndërsa nëntitulli i faqes së parë shkruan: ‘Nuk durojmë dot edhe 55 vjet të tjera të na çajnë kokën duke folur për këtë gjë’.

Tifozët skocezë janë mobilizuar masivisht në rrjetet sociale duke dërguar mesazhe mbështetjeje për lojtarët italianë që zbresin në tapetin e stadiumit ‘Wembley’ mbrëmjen e nesërme për të vendosur fituesin e Euro 2020 në një finale ku përballë do kenë zonjën e shtëpisë, Anglinë.