Vendosni fjalën kyçe....

“Ne u vaksinuam!” – Teletubbies kritikohen se për përdorin filmin për fëmijë për të propaganduar vaksinat anti-Covid


Yjet e filmave për fëmijë, Teletubbies, njoftuan se ishin ‘vaksinuar’ plotësisht kundër Covid-19 – duke tërhequr reagime të shumta mes shikuesve e ish-shikuesve.

“Ne jemi të gjithë të vaksitur! Në kohën e duhur për një verë të nxehtë Tubby” – njoftuan Teletubbies në llogarinë e tyre zyrtare në Tëitter, së bashku me katër foto që tregojnë kartat e vaksinimit të katër personazheve: Tinky-Winky, Dipsy, Laa-Laa dhe Po.

Të katër morën dozën e tyre të parë në 1 korrik dhe dozën e tyre të dytë në 22 korrik, sipas kartave, pavarësisht se 22 korriku ishte akoma dy javë larg. Tinky-Winky dhe Laa-Laa morën vaksinën e Johnson & Johnson, ndërsa Dipsy dhe Po morën AstraZeneca.

Megjithëse njoftimi mori shumë bujë, me më shumë se 225,000 pëlqime dhe 46,000 ripostime, shumë tifozë të shfaqjes e kritikuan këtë gjë duke hedhur dyshim mbi procesin duke qenë se në rastin e Johnson & Johnson nuk ka nevojë për dy doza vaksine.

Ata kritikuan personazhet dhe drejtuesit e serialit se po shfytëzonin shfaqjen për të bërë propagandë për vaksinat anti-Covid.