Partia Demokratike ka njoftuar mbledhjen e kryesisë në datën 15 korrik.
Në këtë mbkedhje do shqyrtohen katër pika të rtëndësishmë, sipas njoftimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Bardhi mes të cilave analiza e masakrës zgjedhore si dhe shqyrtimi i ndryshimeve në statusin e PD-së që do i propozohen më pas për miratim Kuvendit Kombëtar në datën 17 korrik.
“Ditën e enjte, datë 15.07.2021, ora 18:00 do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë rend dite:
- Shqyrtimi i përmbledhjes së analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit, për fazën e parë të saj.
- Shqyrtimi i ndryshimeve në Statutin e Partisë Demokratike që do ti propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të Partisë, në mbledhjen e tij të datës 17 Korrik 2021.
- Miratimi i urdhrit për ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e datës 17 Korrik 2021 të Kuvendit Kombëtar.
- Njoftimi nga Kryetari i Partisë i listës që do të propozojë për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.
Të mërkurën, datë 14.07.2021, orën 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor, për të shprehur mendimin e tij për propozimet që do të vijnë deri të martën, datë 13.07.2021, nga anëtar të Komisionit, anëtar të Kryesisë, Kryetari i Partisë, anëtar të Këshillit Kombëtar, apo strukturat lokale të Partisë.
Duke ju uruar punë të mbarë,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi”