Talibanët pretendojnë se kontrollojnë 85% të Afganistanit. Deklarata është bërë nga një zyrtar i lartë i grupit, Shahabuddin Delawar, i cili tha se ‘pas zhvillimeve të fundit, ata kontrollojnë deri në 85% të territorit afgan’.
Ai tha se synimi i grupit është që të gjithë pjesët e shoqerisë afgane të marrin pjesë në formimin e funksionimin e shtetit. Ai kundërshtoi pretendimin e SHBA-së se Talibanët ranë dakord të mos sulmonin provincat kryesore afgane, duke pretenduar se lëvizja ndaloi sulmin e saj në pranverë për shkak të marrëveshjes së Katarit.
I pyetur rreth 18,000 përkthyesve afganë që kanë punuar me forcat amerikane dhe të NATO-s dhe tani po kërkojnë azil në SHBA, Delawar pohoi se talebanët ‘garantojnë se mund të qëndrojnë në Afganistan, të jetojnë një jetë normale, nuk do të dëmtohen’.
Ai gjithashtu u zotua se territoret nën kontrollin e Talibanëve do të jenë të sigurta për punën ndërkombëtarë të mallrave dhe organizatave ndërkombëtare humanitare.
Sulmi i Talibanëve ndaj shumë pikavë kyçe në vend vjen mes tërheqjes së plotë të trupave të NATO-s e atyre të SHBA-së nga vendi.