Tetë zyrtarë e ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme janë arrestuar ditën e sotme nga policia me urdhër të SPAK lidhur me tenderin e uniformave në polici, ndërsa një tjetër është lënë në arrest shtëpie.
Mes të arrestuarve është Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqendruara në këtë ministri, e cila është shkarkuar nga detyra tetë ditë më parë. Zyrtarët e tjerë që janë arrestuar janë Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri e Klevis Hasani janë anëtarë të Njësisë së Prokurimit kurse Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj e Kreshnik Bejkaj, janë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Arrestimi i tyre erdhi paskallëzimit një vit më parë nga deputetët e gruit demokrat në parlament të cilët akuzonin ministrin e atëhershëm, Sandër Lleshaj e zyrtarët e ministrisë për abuzim, shpërdorim detyre e korrupsion në tenderin e uniformave të policisë.
Ata akuzohen se kanë nxjerrë jashtë gare një kompani turke e një kroate, kohëzgjatja e furnizimit të uniformave u shkurtua nga katër në dy vite si dhe u ul sasia e njësive që do përfitoheshin por me çmim të njëjtë.