Vendosni fjalën kyçe....

U dëmtua duke eksploruar zonën e Lekbibajt, policia dhe alpinistët nga Kosovë shpëtojnë turistin bullgar


Policia e Tropojës dhe disa alpinistë nga Kosova i kanë shkuar në ndihmë një turisti nga Bullgaria.

Turisti 46-vjeçar nga Bullgaria ishte duke eksploruar zonën e Lekbibaj, kur është dëmtuar duke ecur mbi disa shkëmbinj në bjeshkët e Vranit.

46-vjeçari ka njoftuar ambasadën dhe ka kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve të marra.

Pas disa orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e turistit bullgar, i cili është transportuar rreth 10 kilometër në krahë, nga shërbimet e Policisë, së bashku me aplinistët, deri në vendin ku është bërë e mundur ulja e helikopterit në Lekbibaj.

Më pas turisti është transportuar me helikopter në spitalin e Tropojës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.