Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti me 1 të vdekur dhe 9 të plagosur në Gramsh, arrestohet shoferi i minibusit


Arrestohet drejtuesi i mjetit një ditë pas aksidentit të rëndë që ndodhi në Gramsh, ku një minibus doli nga rruga dhe ra në humnerë.

I arrestuari është 47 vjeçari Arjol Xhepexhiu, banues në fshatin Kodovjat të Gramshit.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në aksin rrugor Elbasan-Kërpicë, në fshatin Bregas. Si pasojë e aksidentit humbi jetën 33-vjeçari Ledian Lami, dhe u plagosën shoferi 9 pasagjerë.

Të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme ku në aksin rrugor Elbasan-Kërpicë, në fshatin Bregas, mjeti minibuz me drejtues shtetasin A.Xh., 47 vjeç, ka dalë nga rruga dhe për pasojë humbi jetën shtetasi L.L., dhe u plagosë drejtuesi i mjetit dhe 9 pasagjerët shtetasit , E.S., 25 vjeçe , O.B., 29 vjeçe, S.R., 75 vjeç, B.G., 59 vjeçe, N.R., 61 vjeçe, A.P., 60 vjeç, E.P., 55 vjeçe , J.Ç., 18 vjeçe dhe V.L., 26 vjeç, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.Xh., 47 vjeç, banues në fshatin Kodovjat, Gramsh.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Paraprakisht dyshohet se shoferit të minibusit Xhepexhiut i ka rënë të fikët pasi ka pasur luhatje tensioni, dhe si pasojë ndodhi edhe përplasja.