Vendosni fjalën kyçe....

Andi Lila për situatën me mbetjet në Kavajë: Qeveria bën lojë me shëndetin e qytetarëve për përfitimet e mafies, SPAK të veprojë urgjentisht


Vijon të mbetet problematike situata me mbetjet në Kavajë. Këtë të dielë Partia Demokratike ka denoncuar katastrofën mjedisore në fjalë, duke transmetuar live pamjet nga vendet ku depozitohen mbetjet në këtë bashki.

Andi Lila doli në një deklaratë live nga Golemi, nga ku i kërkoi SPAK-ut që të veprojë urgjentisht, para se pasojat në shëndetin e njerëzve të jenë të parikuperueshme.

Lila akuzon qeverinë e kryeministrit Edi Rama se po i lë plehrat jashtë kontrollit me qëllim për të nxitur një krizë dhe për të çuar para tek “mafia e inceneratorëve”.

“Situata e mbetejeve në Kavajë është kthyer në një bombë mjedisore që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Pamjet që shohim, që shoqërojnë përditshmërinë e qytetarëve dhe turistëve, nuk janë vetëm prdukt i paaftësisë së pushteti vendor dhe i qeverisë.

Fakteqësisht, ajo që qytetarët e Kavajës dhe Durrësit po përjetojnë është një skemë kriminale që po ndërtohet duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve me qëllim pasurimin e klientëve të Edi Ramës.

Për të çuar para te mafia e inceneratorëve, plehrat po lihen me qëllim jashtë kontrollit, për të nxitur një krizë dhe pastaj për të ofruar një zgjedhje nga ata që e prodhuan këtë krizë.

Pra duke kërcënuar shëndetin e qytetarëve, po i detyrojnë të pranojnë një zgjedhje shumë më të shternjtë për menaxhimin e plehrave.

Kjo lojë me shëndetin e qytetarëve, vetëm për përfitimet e mafies së inceneratorëve, është e papranueshme dhe kriminale.

Ne i kërkojmë SPAK-ut të veprojë urgjentisht, përpara se pasojat për ambientin dhe shëndetin e njerëzve të jenë të parikuperushme.”- ka deklaruar sot Lila.