Vendosni fjalën kyçe....

“Do shkojë në shtëpi” apo “do shkojë në Romë”- Anglia dhe Italia përballen sot në finalen e EURO2020


Sot luhet finalja e Euro 2020, mes Anglisë dhe Italisë. Një finale e cila përball dy skuadra të cilat kanë vite që presin këtë titull.

Me Anglinë e cila nuk ka fituar asnjëherë një titull kampion të Evropës dhe që në kompeticionet ndërkombëtare ka regjistruar vetëm një kupë atë të Botës në vitin 1966.

Nga ana tjetër italianët të cilët regjistrojnë vetëm një Evropian atë të vitit 1968 gjithashtu janë të etur për të fituar një titull të këtij niveli.

Përballja mes dy skuadrave është edhe në fraza me anglezët të cilët për vite me radhë sa herë garojnë në kampionate thërrasin në korr “It’s coming home” ndërsa italianët këtë herë i janë përgjigjur me “It’s going to Rome”.

Ndërsa sfida pritet të fillojë prej orës 21:00 rrugët rreth Uemblit stadiumi ku do përballen dy kombëtaret, është mbushur plot e përplot dhe tifozët kanë nisur festën.

Në përballjet direkt mes dy skuadrave italianët janë treguar më të fortë duke marrë 6 fitore kundrejt 2 të anglezëve ndërsa 4 kanë përfunduar në barazim.

Roberto Mancini nuk ka bërë ndryshime as në skemë dhe as me lojtarët me të cilët është parë të luajë zakonisht në këtë kompeticion. Përveç Spinazzolas që u dëmtua, azzurët do luajnë me 4-3-3 me Donnarumman në portë ndërsa përpara tij luajnë, Emerson, Chiellini, Bonucci dhe Di Lorenzo. Në mesfushë Verrati, Jorginho dhe Barrela dhe në sulm, Insigne dhe Chiesa nga krahët dhe në qendër Immobile.

Edhe Southgate nuk ka bërë ndryshime, duke filluar me skemën 5-2-3 me Pickford në portë në mbrojte me Trippier, Walker, Stones, Maguire dhe Shaw. Në mesfushë luajnë Philips dhe Rice ndërsa në sulm Mount, Kane dhe Sterling.