Italia ka fituar kupën Euro 2020 pas gjuajtjes së penalltive.
Azzurët u treguan më të saktë duke bërë të mundur që të fitojnë titullin më të rëndësishëm për kombëtare në Europë.
Koha e rregullt dhe shtesa përfundoi në barazim 1-1.
Luke Shou hapi sfidën që në minutën e 2-të ndërsa Bonucci barazoi në pjesën e dytë të kohës së rregullt.
Për Italinë ky është Evropiani i dytë në histori pas atij të fituar në vitin 1968.
Anglia në historinë e saj nuk ka arritur të fitojë asnjë Evropian.
Euro2020 duhej të luhej vitin e kaluar sipas kalendarit që luhet një herë në katër vjet, por për shkak të pandemisë u shty për në vitin 2021 dhe u luajt në disa shtete.
Sfida e parë u luajt në Olimpico me Italimë dhe përfundoi në finalen e Uemblit./ Hashtag.al