Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:15 në fshatin Buzmadh, ku një automjet tip “Honday” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Drejtuesi i mjetit Maks Hebeja, 46 vjeç, banues në Patos, mbeti i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Bashkë me të makinë ndodheshin edhe gruaja dhe dy fëmijët, të cilët po vinin nga Greqia për të kaluar pushimet në Patos.
Për fat të mirë ata kanë shpëtuar pa dëmtime. Nga dyshimet e para mendohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e shoferit.
Siç shihet edhe nga fotot nga vendngjarja, makina ka përfunduar në një kanal dhe është shkatërruar thuajse e gjitha.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e shoferit.