Një person është mbytur pasditen e sotme në fshatin Xarë të Konispolit, teksa kishte hyrë të lahej në liqen për t’u freskuar.
Policia njofton se ngjarja ndodhi rreth orës 15:10, në liqenin e fshatit Xarë, Konispol, ku është mbytur duke u larë në liqen shtetasi S. K., rreth 60 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.