Vendosni fjalën kyçe....

Kryetari i CDU-së përkujton masakrën e Srebrenicës: Gjenocid në mes të Europës dhe bota thjesht pa


Kryetari i CDU-së në Gjermani Armin Laschet ka reaguar në një postim në “Twitter” në lidhje me 26-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës.

Në mesazhin e tij, Laschet u bën thirrje të gjithëve që të mos harrojnë masakrën që ndodhu në vitin 1995 në mes të Europës.

 “Urrejtja dhe nacionalizmi etnik u sollën vuajtje të patreguara njerëzve të Srebrenicës më 11 korrik 1995. Viktimat e gjenocidit në mes të Evropës ishin myslimanë dhe bota thjesht i shikoi. Faleminderit grupit të të rinjve të Kongregatës Boshnjake për mbajtjen gjallë të kujtimit.”- shkruan Laschet.


Pak më herët, mesazhe në 26-vjetorin e kësaj tragjedie publikuan mesazhe edhe kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

Ky i fundit shprehet se masakra e Srebrenicës është një akt genocidal i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar.

“Masakra e Srebenicës është një akt genocidal i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar. Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar atë dhe genocidin serb në Kosovë, mbi të cilin
@pdshqiperi do të paraqesë në Kuvend një rezolutë.”-
shkruan Basha.

Kryeministri Edi Rama nga ana tjetër ka zgjedhur të postojë një foto homazh në nder të kësaj tragjedie.

Një mesazh të rëndësishëm kishte edhe nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili shkroi se kriminelët duhet të dënohen.

“Ne duam paqe, bashkëpunim, dhe barazi mes kombeve në Ballkan. Por themeli i asaj paqeje është ndëshkimi i kriminelëve. Është e pamendueshme se si, edhe në shekullin XXI, ka politikanë në rajonin tonë, që thonë se ata që kërkojnë ndëshkimin e fajtorëve për gjenocid qenkan kundër dialogut e kundër fqinjësisë së mirë. Përkundrazi, e vetmja fqinjësi e mirë zhvillohet duke dënuar krimet e vendosur drejtësi, dhe i vetmi dialog i mirë ndodh kur palët nuk tremben nga distancimi prej krimeve.

I përjetshëm qoftë kujtimi i viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, kurrë më mos pastë Ballkani, e as bota, pushtete e shtete me ambicie gjenocidale.”- shkruan Kurti.