Policia e Shtetit në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Durrës dhe shpalli në kërkim shtetasin E. H., 36 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd.
Shtetasin A. M., u kap duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip fugon të markës “Benz” në pronësi të shtetasit E. H., 56 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.