Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi këtë të dielë, ku një minibus me emigrantë u përmbys duke vrarë 12 vetë dhe duke plagosur 20 të tjerë.
Automjeti u rrëzua kur udhëtonte gjatë natës pranë Yumakli në provincën Van, e cila kufizohet me Iranin.
Transmetimet televizive treguan të mbijetuarit duke rënkuar që po trajtoheshin buzë rrugës ndërsa punonjësit e urgjencës po kërkonin në rrënojat e djegura.
Emigrantët që vijnë kryesisht nga Irani, Afganistani dhe Pakistani, e kalojnë rregullisht kufirin iranian në Turqi në këmbë përpara se të transportohen në perëndim në qytete të tilla si Stambolli dhe Ankaraja.
Tërheqja e planifikuar e SHBA-ve nga Afganistani u ka dhënë impuls të shtuar burrave të rinj që provojnë të arratisen në rrugën malore. Kështu ka deklaruar Metin Corabatir, president i Qendrës me bazë në Ankara për Studimet e Azilit dhe Migracionit.
Në qershor të vitit 2020, më shumë se 60 emigrantë u mbytën në liqenin Van kur anija e tyre u fundos.