Vendosni fjalën kyçe....

Sherr në Vlorë, dëmtohet një 21-vjeçar, shoqërohet autori i dyshuar


Një 28-vjeçar është përplasur fizikisht me një 21-vjeçar në fshatin Grabjan të Vlorës.

21-vjeçari me iniciale G.R ka marrë dëmtime në krahë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat shtetasi me iniciale E.B.

Fillimisht në raportua se ndaj 21-vjeçarit ishte qëlluar me armë zjarri dhe se ai ishte hedhur nga motori.

Por në informacionin zyrtar policia thotë se janë konfliktuar fizikisht të dy shtetasit duke hedhur poshtë raportimet paraprake.

Sot, rreth orës 20:10, në fshatin Grabjan, Vlorë, dyshohet se shtetasi E. B., 28 vjeç, për motive të dobëta është konfliktuar fizkisht me shtetasin G. R., 21 vjeç, i cili ka dëmtime në krahë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin E. B.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.