Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, ndërron jetë në spital 19-vjeçarja, në gusht do martohej


Ndërron jetë në spital 19-vjeçarja Daniela Gjoka, e cila mbeti e plagosur bashkë me nënën, vëllain dhe motrën e saj pas shpërthimit të bombolës së gazit në hotelin e tyre në Velipojë.

Nëna e saj Alketa Gjoka dhe dy fëmijët e tjerë vijojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ata ndodhen në një spital në Itali, ku u dërguan për mjekim më të specializuar, por 19-vjeçarja nuk ia doli të mbijetonte.

E reja Daniela Gjoka në muajin gusht të këtij viti kishte planifikuar dasmën, por tragjedia ia ndërpreu planet në mes.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 4 korrikut, kur hoteli 3-katësh në pronësi të familjes u përfshi nga flakët, si shkak e rrjedhjes së gazit.