Portieri italian Gianluigi Donnarumma është zgjedhur futbollisti më i “Euro 2020”.
Ai solli fitoren për italianët duke bërë dy pritje në mbrëmjen e finales, dhe duke u siguruar të kaltërve, trofeun e dytë të Europianit në histori.
Donnarumma, është zyrtarisht portieri i parë që fiton këtë titull, pasi ai bëri dy pritje në penalltitë, duke mbyllur fitoren pas një barazimi 1-1 në 120 minuta në finale me Anglinë.
Në total, Donnarumma pësoi vetëm katër gola gjatë gjithë turneut, duke mos lejuar asnjëherë më shumë se një gol në asnjë ndeshje.
Portieri sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e PSG-së, falë penalltive të pritura.
Në një prononcim për “Rai Sport”, Donnarunma nuk u kursye në lëvdatat për veten dhe kolegët e tij. Ai foli gjithashtu për Gianluigi Buffon, të cilin e konsideron portierin më të mirë nga të gjithë.
“Ishim të jashtëzakonshëm. Nuk u dorëzuam në asnjë centimetër. Të gjithë e dimë nga e kemi filluar. Është një gjë e pabesueshme, ne jemi një ekip fantastik dhe e merituam këtë sukses.
Ne jemi ata që nuk dorëzohemi kurrë. Ata që janë të kujdesshëm në çdo top, nuk ishte e lehtë, por ishim spektakolarë, të shkëlqyeshëm, i meritojmë të gjithë këto.
Në gjurmët e Bufon? Gianluigi është më i miri nga të gjithë! Gjithmonë përpiqem të bëj më të mirën time dhe të jem gati. Ai është numri një, të shikojmë se ku do të arrij të shkoj unë.”- u shpreh Donnarumma.