Vendosni fjalën kyçe....

Festimet në Itali nuk kalojnë pa probleme, plagosen 15 persona


Ka qenë një natë plot festë për italianët fitorja e Kupës së Europës.

Një titull që i mungonte vendit prej vitit 1968 bëri që mijëra persona t’i drejtoheshin shesheve të qyteteve kryesore pas penalltive. “Disa me makina, disa me skuter dhe disa në këmbë, me bori dhe flamuj, festa ka vijuar përgjatë gjithë natës”, shkruan La Repubblica.

Italianët sfiduan edhe masat antiCovid, ndërkohë një pjesë e qytetarëve qëndruan nëpër ballkone gjatë festimeve.

Por nga festimet gjatë natës ka pasur edhe të plagosur. 15 persona u lënduan si pasojë e një shpërthimi të një kapsolle të fuqishme. 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë pasi kanë pësuar dëmtime të ndryshme në trup.

Festime gjatë natës në Itali pati në Romë, Napoli, Foggia, Firenze, Pescara, Trento e Cagliari.