Vendosni fjalën kyçe....

Grabitësit e Rinasit, gjykata jep vendimin për të akuzuarit


Gjykata e Posaçme e Apelit ka dhënë vendimin për grupin e grabistëve të Rinasit.

Dashamir Kupa është dënuar me 27 vite burg, Ernest Kupa e Neim Avdylaj me nga 26 vjet burg, Fatjon Xhyliu me 21 vite burg, Dritan Sinani me 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj 19 vjet burg. Ndërsa, Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja, bashkëpunëtorë të drejtësisë, u dënuam me 8 vjet e gjashtë muaj burg, raporton BW.

Të gjithë të arrestuarit do të përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit në aplikim të gjykimit të shkurtuar. Grupi ka kryer dy grabitje mjetesh të blinduara në Rinas si dhe një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, pranë ish-stacionit të Trenit.