Vendosni fjalën kyçe....

Grenell: Blinken ka lidhje me Soros por kjo nuk del në media


Ish drejtori i NSA-së nën administratën Trump Richard Grenell ka denoncuar në konferencën e konservatorëve amerikanë se Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka lidhje të forta me miliarderin George Soros.

Sipas Grenellit, prindërit e Blinken kanë themeluar në qendrën e George Soros një program të quajtur “Qendra Blinken”.

Më tej Grenell tha se Blinken po përdor “non gratat” si armë për persona në Ballkan apo Evropën Lindore.

Nuk e di a e dini këtë, por prindërit e Sekretarit Blinken kanë themeluar në qendrën ‘George Soros’, një program të quajtur ‘Qendra Blinken’. Shikojeni pak, kjo gjë nuk ka dalë kurrë në media.

Si është e mundur që Sekretari i Shtetit ka një marrëdhënie kaq të ngushtë me George Soros dhe kjo nuk raportohet?

Dhe tani ai po përdor si armë kufizimet për udhëtimet në SHBA në Ballkan dhe në Evropën Lindore dhe del i palagur nga kjo?

Kam kontaktuar disa gazetarë të DASH dhe më kanë thënë se është e komplikuar. Sigurisht, u kam thënë, por e dini çfarë, ju duhet të raportoni për këtë. Por kjo thjesht nuk ndodh,”-tha Grenell.