Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën teksa ishte me pushime mjeku nga Korça


Humb jetën teksa ishte me pushime në Radhimë mjeku i njohur nga Korça.

49-vjeçari Kujtim Shabani është gjetur i pajetë në shezlong në plazhin e Radhimës.

Ai ishte përgjegjës i Shërbimit të Urgjencës në Spitalin e Korçës.

Dyshohet se vdekja e tij ka ardhur për shkak të një ataku kardiak teksa ishte me pushime.

Megjithë përpjekjen e mjekëve, ai nuk ka mundur dot të rikthehet në jetë.