Rreth 19 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë në Shqipëri ditën e sotme.
Në Tiranë ka nisur procesi i vaksinimit derë me derë, proces i cili pritet të shtrihet në mbarë vendin në ditët më vijim.
Sipas ministres Manastirliu procesi i vaksinimit do vijojë gjithë verën derë më derë përveç vaksinimeve në qendrat shëndetësore.
Që prej nisjes së vaksinimit në vend janë bërë 1,022,802 doza të vaksinës ndaj Covid-19. 434,926 qytetarë i kanë bërë të dyja dozat e vaksinës.