Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Çuçi e akuzoi për lirimin e padrejtë të Edison Begajt, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Vlorës


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar këtë të hënë nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Albert Spiro. Vendimi u mor nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko dhe Etleda Çiftja.

“Ky trup gjykues në përfundim të këtij procesi i përbërë nja Brunilda Bekteshi kryesuese e trupës, zonja Etleda Çiftja relatore e ccështjes si dhe zonja Pamela Qirko anëtare e trupit gjykues vendosi: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, zotit Albert Spiro me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Vendimi i njoftuar me shkrim subjektit të rivlerësimit, komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, brenda 30 ditëve pas përfundimit të kësaj seance dëgjimore publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit. NDaj këtij vendimi ushtrohet ankim pranë Kolegjit të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të këtij Komisioni. Ankimi depozitohet pranë KPK-së. Ky vendim u shpall sot më 12 korrik 2021. Seanca mbyllet këtu, faleminderit.”- tha kryesuesja e trupës gjykuese Brunilda Bekteshi.

Gjyqtari Albert Spiro sipas trupës gjykuese nuk justifikonte dot pasurinë. Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari deklaronte pasuri me vlerë 3.2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare është 5-fishuar, duke kapur vlerën e 18.4 milionë lekëve.

Sjellim ndërmend se në qershor të këtij viti, Spiro u akuzua publikisht nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi për lirimin nga qelia të Edison Begajt –një person me precedentë të mëparshëm penale. Por Gjykata e Vlorës u përgjigj se masa e “arrestit shtëpiak” ishte kërkuar nga prokurori.

Gjatë periudhës deklaruese, subjekti ka histori me huadhënie dhe huamarrje, konkretisht në deklarimin e vitit 2004 deklaron që ka dhënë hua shumën 500,000 lekë, ndërsa në vitin 2011 ka marrë hua shumën 50,000 euro për blerjen e një banese +garazhi në komunën Farkë të Tiranës.