Vendosni fjalën kyçe....

Në kërkim pasi lejoi ndërtimin pa leje, arrestohet inspektori i IMT-së në Himarë


Vihet në pranga një punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Himarë, i cili akuzohet për ‘shpërdorim të detyrës’.

Sikurse bëjnë me dije uniformat blu, shtetasi me inicialet M. N., 36 vjeç, ishte në kërkim pasi akuzohet se ka lejuar ndërtimin e disa objekteve të paligjshme në territorin e bashkisë së Himarës.

“Specialistet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin M. N., 36 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë punonjës pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Himarë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit R. H. dhe E. Z. (të arrestuar më parë) dhe Dh. B. (i shpallur në kërkim), punonjës pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, gjatë muajit maj ka shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në territorin e bashkisë Himarë.”- thuhet në njoftimin e Policisë.