Vendosni fjalën kyçe....

Princi William u del në krah lojtarëve anglezë pas fyerjeve në rrjet: E papranueshme


Princi William ka reaguar pas sulmeve dhe fyerjeve ndaj lojtarëve anglezë, pas humbjes në finale e kampionatit Europian, ku patën përballë Italinë.

“Ndihem keq nga abuzimi racist i drejtuar ndaj lojtarëve të Anglisë pas ndeshjes së mbrëmshme.”- tha Princi William në një postim në “Twitter”.

Nipi i Mbretëreshës Elizabeth është president i Shoqatës së Futbollit Anglez dhe sigurisht pritej një reagim nga ai lidhur me këtë situatë.

“Është plotësisht e papranueshme që lojtarët duhet të durojnë këtë sjellje të neveritshme. Ajo duhet të ndalet tani dhe të gjithë ata që janë të përfshirë duhet të mbajnë përgjegjësi.”- vijon reagimi i tij.

Pasi ishin kaq afër trofeut, anglezët u zhgënjyen mbrëmë kur humbën penalltitë dhe trofeu i “Euro 2020” shkoi për Italinë. Tifozët e zhgënjyer shfrynë gjithë vrerine  mllefin e tyre në rrjetet sociale, duke fyer lojtarët e kombëtares angleze.