Është rihapur pas tre ditësh bllokimi pika kufitare e Qafë Thanës.
Prej disa ditësh qindra punëtorë sezonalë në Maqedoninë e Veriut u bllokuan pas mbylljes së kësaj pike kufitare ndërkohë që nuk kishin asnjë informacion për këtë bllokim.
Më pas Shkupi zyrtar njoftoi se ata ishin ndaluar pasi nuk kishin dokumentet e duhura si dhe nuk justifikonin qëllimin e udhëtimit.
Ata u shprehën se puna sezonale në vendin fqinj ishte burimi i vetëm i të ardhurave për familjet e tyre prej shumë vitesh. Pas hapjes ditën e sotme, punëtorët sezonalë janë lejuar të kalojnë në Qafë Thanë.