Vendosni fjalën kyçe....

‘Shkrihet’ Kadastra e Durrësit, dosjet transferohen në Kadastrën e Tiranës


Kadastra e Durrësit do zhvendoset drejt Tiranës.

Sipas BW, që citon burime anonime të pakonfirmuara, shkak për këtë janë bërë vonesat në trajtimin e dosjeve e burokracitë e  shumta në këtë zyrë.

Shoqërimi i dosjeve është bërë nga policia për shkak të rëndësisë së informacioneve që ndodhen në këto dosje.

Zyra e Durrësit do shërbejë vetëm për aplikime të ndryshme e sqarime të qytetarëve.