Vendosni fjalën kyçe....

Tomorri nxjerr çmimet: Kush po gënjen me tenderin e policisë?


Gazetari i rubrikës së ekonomisë, Klodian Tomorri në një postim në rrjetet sociale ka postuar një tabelë me zëra nga tenderi për policinë ku janë arrestuar 9 zyrtarë nga Ministria e Brendshme ku çmimet flasin ndryshe nga sa është raportuar këto ditë në media.

Në tabelë çmimet duken dukshëm më të ulëta se shifrat e raportuara në media ku një kapelë nuk listohet me çmimin 350 euro.

Kush po gënjen me tenderin e policisë?

Këta të Ministrisë së Brendshme mund të kenë bërë korrupsion me tenderin e uniformave. Kanë paracaktuar edhe fituesin ndoshta. Se përderisa janë arrestuar e kanë bërë një gjë.

Por këto lajmet 350 euro kapelja, 2 mijë euro kostumi janë të gjitha fake. Këtu 20 euro është çmimi i kapelës. Madje, edhe tek këto artikujt e tjerë nuk më duket ndonjë çmim të ekzagjeruar. Nejse, kjo ishte sa për saktësim. Se këtu linçohesh më shumë me lajme të pavërteta. Se kush po gënjen dhe për ça interesi, kjo nuk po merret vesh tani”-shkruan Tomorri.