Zbardhen nga mediet propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha për ndyshime në statutin e partisë.
Këtë javë Partia Demokratike do të mbledhë Komisionin e Përhershëm Statutor, dhe një ditë më pas do të zhvillohet edhe mbledhja e Kryesisë së Partisë.
Sikurse zbulohet në dokumentet e publikuara nga “Balkanëeb”, mes 11 propozimeve, Lulzim Basha kërkon ristrukturim të PD-së që nga zgjerimi i Kryesisë duke përfshirë si anëtarë të saj edhe: Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes.
Ndër pikat e propozuara është që në Kryesi të ruhet edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua.
Zgjerim propozohet edhe për Kryesinë e Degës së Partisë, ku do të përfshihen edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar.
11 propozimet e Lulzim Bashës për ndryshime në statutin e PD-së:
Janë përfshirë si vlera që mbrohen, promovohen dhe nxiten nga Partia Demokratike, meritokracia dhe shanset e barabarta ne punësim dhe karriere, duke nxitur një administratë publike te qëndrueshme dhe profesionale; lufta ndaj korrupsionit dhe dhënia fund e fenomenit të pandëshkueshëmrisë; shkëputja e lidhjeve midis politikes dhe krimit te organizuar, përmes dekriminalizimit të plotë të jetës politike dhe publike, si dhe nxitja e një sistemi drejtësie të pavarur dhe të paanshëm, që i shërben vetëm qytetarëve dhe interesit publik;
Është zgjeruar koncepti i demokracisë së brendshme në parti edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për pushtetin lokal, duke ngushtuar kompetencën qe kishte Kryetari i Partisë në këtë drejtim. Ne këtë mënyrë, detyrimi për konsultimin e anëtarësisë është përfshirë edhe për kandidatet për pushtetin vendor, të cilët pas konsultimit me anëtarësinë do te propozohen nga: Kryetari i Partisë, caktohen nga Kryesia e PDSH-se dhe lista e plote do të miratohet nga Këshilli. Kombëtar. Ne këtë mënyrë është përfshirë në vendimmarrje, si organ ratifikues i listës, edhe Këshilli Kombëtar;
Është rikonceptuar Kryesia e Seksionit, e cila do të përbëhet nga Kryetari, Sekretari dhe Nënkryetari i Seksionit Kryetari i Seksionit zgjidhet nga anëtarët e seksionit sipas parimit “Një anëtar, Një vote Sekretari i Seksionit emërohet nga Kryetari i Degës. Nënkryetari i Seksionit emërohet nga Kryetari i Grup-seksionit;
Është shtuar si strukture vendore e partisë edhe Këshilli Koordinues i Qarkut, që drejtohet nga Drejtues Politik i Qarkut, që emërohet nga Kryetari i Partisë. Kjo do të jetë një strukture e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH ne nivel qarku;
Është zgjeruar Kryesia e Degës së Partisë, ku do të përfshihen edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të PDSH që kanë vendbanimin në Degë apo janë caktuar të mbulojnë Degën; si dhe vetëm për Degët qendër qarku, 7 (shtate) anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Degës;
Është rikonceptuar mënyra e funksionimit të Këshillit Kombëtar, duke parashikuar që anëtaret e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të organizohen në Departamente te Këshillit Kombëtar, që funksionojnë si strukture këshillimore e Kryesisë dhe kryetarit të PDSH-se, për çështje tematike. Departamentet e Këshillit Kombëtar janë përgjegjëse për përgatitjen e platformave, opinioneve, strategjive dhe programeve sektoriale, të cilat shërbejnë për formulimin e programit elektoral, programit të qeverisjes dhe veprimtarinë politike të PDSH-së;
Është zgjeruar Kryesia e Partisë, duke përfshirë si anëtare të saj për shkak të funksionit edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit. Integritetit dhe Etikes. Gjithashtu është shtuar rregulli që jo me pak se 30% e anëtarë të zgjedhur te Kryesisë t’i përkasë gjinisë me pak te përfaqësuar;
Është rikonceptuar Sekretariati Ekzekutiv i Partisë, duke hequr numrin limit të sekretareve funksional ne përbërje të tij Ky rregull është shtrire edhe për Degët e Partisë;
Është bashkuar ne një komision të vetëm Komisioni i Apelimit dhe Komisioni i Integritetit dhe Etikes, duke njohur kompetencën për vlerësimin e kandidatëve dhe zbatimit te rregullave për dekriminalizimin dhe integritetin vetëm Komisionit te Vlerësimit të Kandidatéve;
Është riformatuar Komisioni i Përhershëm i Statutit, i cili është përgjegjës edhe për interpretimin e dispozitave të Statutit, Komisioni i Përhershëm i Statutit do te përbehet nga 7 anëtarë titullarë dhe dy anëtarë ndihmës, që caktohen nga Kryesia e Partisë;
Është harmonizuar dhe thjeshtuar përmbajtja e Statutit aktual, duke rregulluar pasaktësitë apo duke hequr parashikimet qe përsëriten ne tekstin e tij, por pa prekur thelbin e parashikimeve statusore.