Vendosni fjalën kyçe....

120 politikanë, gazetarë e artistë nënshkruajnë letrën, i kërkojnë Kancelares Merkel të përballet me Biden për ekstradimin e Assange


Mbi njëqind personalitete nga politika, media dhe arti gjerman i kanë bërë thirrje kancelares Merkel që të përballet me presidentin Joe Biden gjatë një vizite të ardhshme në lidhje me përpjekjen për të ekstraduar në SHBA bashkëthemeluesin e WikiLeaks, Julian Assange.

Në një letër të datës 11 korrik dhe të nënshkruar nga 120 politikanë, gazetarë, artistë dhe të tjerë, nënshkruesit nxitën kancelaren gjermane Angela Merkel të ngrinte çështjen e themeluesit të burgosur të WikiLeaks Julian Assange kur të takohet me presidentin e SHBA-së, Joe Biden në Uashington më vonë këtë muaj.

Ndër ata që i bëjnë thirrje Merkel që të ngrejë çështjen e Assange janë janë Dietmar Bartsch, kryetari i partisë Die Linke (E Majta); Wolfgang Kubicki, nënkryetar i Bundestagut; Serap Guler, sekretar Shteti për Integrimin e Nordrhein-Westfalen dhe deputetë të shumtë nga i gjithë spektri politik. Nënshkruesit përfshinin gjithashtu gazetarë dhe njerëz nga bota e arteve, përfshirë kineastin dhe gazetarin fitues të çmimeve Lutz Hachmeister.

Autorët deklaruan se persekutimi i Julian Assange është ‘një sulm ndaj lirisë së shtypit dhe lirisë së shprehjes’, dhe pretenduan se ‘duhet të refuzohet me gjithë vendosmërinë’.