Oltian Hoxholli i cili doli ditën e sotme si administrator i firmës Symphony Real Estate që do investojë në Portin e Durrësit nën emrin e themeluesit të grupit EMAR të Muhamed Alabar rezulton të jetë njëkohësisht edhe administrator i një kompanie italiane në Shqipëri.
Moveo Albania një kompani e cila ka si aktivitet programimin e softuerëve ka dalë me një deklaratë për shtyp ku ka deklaruar se e ka shkarkuar nga detyra Hoxhollin.
Sipas kompanisë italiane janë vënë në dijeni se Hoxholli ishte administrator edhe në një kompani tjetër vetëm nga raportimet mediatike.
Reagimi i plotë i kompanisë italiane:
- Oltian Hoxholli është avokat partner në studion ligjore LPA. Prej disa vitesh ai ka qenë përfaqësues ligjor, i zgjedhur dhe si administrator i kompanisë italiane Moveo. Ligji shqiptar kërkon që në rastin e kompanive të huaja, një prej administratoreve të jetë shqiptar dhe kompania italiane Moveo ka zgjedhur si bashkë-administrator të Moveo Albania përfaqësuesin ligjor, Z. Hoxholli para disa vitesh.
- Kompania Moveo Albania ka nisur aktivitetin ne vitin 2018. Objekti i aktivitetit te Moveo Albania është programimi i softuereve, zhvillimi dhe mirëmbajtja e sistemeve kompjuterike.
- Në asnjë rast as Moveo Albania dhe as partnerët e Moveo Italia nuk kanë qenë në dijeni që shtetasi Oltjan Hoxholli përfaqësonte si administrator edhe kompani te tjera. Sapo mësuam sot nga mediat për përfshirjen e tij në rastin e investimit në portin e Durrësit, vendosëm shkarkimin e tij si administrator i Moveo Albania me efekt të menjëhershëm.