Vendosni fjalën kyçe....

Basha pas deklaratave të Ramës për tenderët: Më në fund e pranoi se e ka zhytur vendin në korrupsion


Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama, lidhur me prokurimet publike.

 “Ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion. Ajo që ai nuk thotë dhe është e qartë për të gjithë shqiptarët është se PESHKU QELBET NGA KOKA!”– shkruan Basha në një postim në Twitter.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me ministrat lidhur me paketën e re për prokurimet publike, ku pranoi se 70% e tenderave janë me probleme.

“Janë asistuar 936 procedura të publikuara nga këto institucione, ndër to 70% e procedurave kanë rezultuar problematike në hartimin e kritereve dhe për këtë arsye institucioneve përkatëse janë dërguar rekomandime nga Agjencia e Prokurimet. 20% e institucioneve nuk janë reaguar dhe ose nuk kanë reflektuar ndaj rekomandimeve.”- u shpreh Rama. Ai i paralajmëroi ministrat se do t’i çonte vetë në SPAK, nëse nuk reagojnë ndaj rekomandimeve të APP-së.