Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi reagon pas operacionit në Portin e Durrësit: Në vetëm 4 muaj janë kapur 1 ton drogë


Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas operacionit të sotëm të policisë ku u gjetën rreth 12 kg kokainë.

Çuçi deklaroi se operacionin është dëshmi e luftës pa kompromis ndaj krimit të organizuar duke e çuar sasinë e kapur të kokainës në vetëm 4 muaj në Portin e Durrësit në rreth 1 ton.

Faktet flasin vetë. Pas operacionit të sotëm shkon në rreth 1 ton sasia e lëndës narkotike e llojit kokainë e kapur në Portin e Durrësit gjatë katër muajve të fundit. Asgjë nuk është e rastësishme, por dëshmi e luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe e aftësisë zbuluese e goditëse të Policisë së Shtetit. Këto operacione dëshmojnë gjithashtu besimin e lartë të partnerëve tanë ndërkombëtarë në hetimet e përbashkëta, intensive dhe profesionale, në goditjen e rrjeteve të trafikut të drogës. Kjo është një luftë e vazhdueshme, që nuk nis e as përfundon me një operacion. Ne do të vijojmë punën me Policinë e Shtetit dhe të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda e jashtë vendit, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt”- deklaron ministri Çuçi.