Vendosni fjalën kyçe....

Më shumë se 1500 persona u trajtuan për helmim në Deçan, nisin hetimet


Më shumë se 1500 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Deçan të Kosovës që prej së shtunës.

Dyshohet se shkak për gjendjen e rëndë është bërë helmimi nëpërmjet ujit të pijshëm megjithatë shkaqet janë ende duke u hetuar nga autoritetet.

24 orët e fundit në qytet kanë humbur jetën dy qytetarë, megjithatë sipas ministrit të Shëndetësisë Vitia, ato nuk kanë lidhje me situatën e krijuar së fundmi në Deçan.

“Raportet e para që i kemi marrë të dielën kanë qenë shqetësues. Pa asnjë rast fatal deri më tani, dy rastet e vdekjes që i referoheni s’kanë të bëjnë me rastet që po flasim.” – ka thënë Vitia.

Kryeministri Kurti nga ana ee tij ka thënë se qeveria do u përgjigjet qytetarëvve n këtë situatë të rëndë ndërsa ka theksuar se ngjarja do hetohet me shpejtësi.

“Në pamundësi për të qenë pranë̈ jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse. Në bisedë me Kryetarin e Komunës, .Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit. Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes. Bashkëndjej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë.” – ka shkruar Kurti.

Presidentja e vendit, Osmani, ka thënë se po merren të gjitha masat që spitali të marrë furnizimin e nevojshëm për trajtimin e të sëmurëve.

Ajo ka bërë thirrje për një hetim të shpejtë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë, të cilën e cilësoi si të dyshimtë.

“Është një rast shumë i çuditshëm pasi deri më sot fshatrat nga kanë ardhur qytetarët e helmuar kanë pasur një burim të vetëm të furnizimit me ujë, por në ndërkohë kanë ardhur edhe qytetarë tjerë të helmuar që nuk janë furnizuar nga ai burim i ujit por nga burime tjera. Komuna e Deçanit ka shpallur tashmë gjendjen emergjente, por kjo është çështje e interes publik pasi ka të bëjë me shëndetin e qytetarëve dhe duhet të trajtohet me urgjencë.” – tha ndër të tjera Vjosa Osmani.