Vendosni fjalën kyçe....

Meta dënon dhunën e Policisë Bashkiake ndaj shitësve ambulantë: Përgjegjësit të marrin përgjigjen e menjëhershme nga dejtësia


Presidenti Meta ka dënuar dhunën e Policisë Bashkiake ndaj shitësve ambulantë të moshuar në Tiranë.

Kreu i shtetit shkruan se Bashkia e Tiranës që edhe në të shkuarën ka pasur probleme në marrëdhënien e pushtetit vendor me qytetarët të bëjë kujdes maksimal në zbatimin e ligjit.

Meta thekson se liritë e të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta e si të tilla duhen respektuar nga çdo institucion.

Në fund ai kërkon që urdhëruesit e autorët e akteve arbitrare të marrin përgjigjen e menjëhershme nga drejtësia.

Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale, të dhunshme dhe të dënueshme ligjërisht të disa punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë ndaj të moshuarve, shitës ambulantë. I bëj thirrje Bashkisë Tiranë, që në mënyrën më të papërgjegjshme ka dhënë edhe në të kaluarën e afërt shembullin më të keq të marrëdhënies së pushtetit vendor me qytetarët, të bëjë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe të ketë parasysh se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në çdo kohë dhe duhen respektuar nga çdo institucion dhe autoritet. Urdhëruesit dhe autorët e këtyre akteve arbitrare, që po kthehen në një fenomen të përsëritur dhe thellësisht shqetësues për banorët e kryeqytetit, meritojnë të marrin përgjigjen e menjëhershme nga drejtësia!” – shkruan Meta.