Vendosni fjalën kyçe....

Një kryeministër me integritet është zgjidhja

Nga Aranita Brahaj

Qeveritë e pandershme i trajtojnë “ #Kontraktimet #Koeruptive e #Klienteliste” si çështje ‘ekomandimesh’.

Çdo vit Agjencia e Prokurimeve Publike bën një analizë vjetore ku nxjerr edhe rekomandime. Kjo ka ndodhur qëkur tenderët bëheshin me zarf e jo me sistem.

Të flasësh për rekomandime që shkojnë deri tek kriteret dhe tenderët me një konkurrent,  është si t’i japësh atij që ka nevojë për intubim dhe oksigjen, një kokërr Aspirinë.

  • Në Shqipëri tenderët fitohen nga kompani të zotëruara nga individë në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Asnjë rekomandim nuk ka qeveria jonë për integritetin e kontraktorit publik, nisma ligjore hiç e hiç.
  • Në Shqipërinë ku tenderat korruptivë nuk janë vetëm defekt për rekomandime. Sa herë ka sebep (fatkeqësi) shteti nxjerr kontratat sekrete për interesa thelbësor të shtetit dhe mos guxojë ndonjë gazetarë të bëjë pyetje si Ilva Tare Noë se ia kthejnë studion në Kopsht Zoologjik me ulërimë.
  • Në Shqipëri kontratat e mëdha bëhen edhe pa tender, me Ligje Speciale. Ku nuk shpëtuam nga kontratat që shiten si sukses as këtë korrik.
  • Këtu tek qeveria e zotit Rama, 20 tendera shpallen/mbahen në një ditë (javë maksimumi), 20 kompani marrin pjesë tek të 20-ta. Secili fiton një e secili s’kualifikohet tek 19. Në fund asnjëri nuk bën ankesë, të gjithë kanë marrë një copë aty ku oferta është fiks sa Fondi Limit. Garë që sjell ofertën më të leverdisshme nuk ka. (Shiko tendera Autoriteti Rrugor http://openprocurement.al/sq/arsh/list dhe Fondi Shqiptar për Zhvillim http://openprocurement.al/sq/albaniandf/list. Ja pra që tenderat me një operator në garë janë problem por vetëm në nivel të tenderave lokal, se korrupsioni është ndryshe ke investimet e mëdha publike. Ndonjë rekomandim për tenderat ku s’kualifikohen të gjithë ofertuesit e leverdisshëm dhe mbeten ata BIG a ka Kryeministri???
  • Në Shqipëri tenderat erindërtimit pas tërmetit po bëhen me ligj dhe procedurë klienteliste të kufizuar, minikonkurse me negocime jashtë sistemit elektronik, procedurë ndërkombëtare me proces dhe afate qesharake. Me ligj korruptiv jashtë sistemit elektronik në kapërcim të legjislacionit të prokurimeve. Fajin (them unë) e ka Qeveria që miratoi dhe mban në fuqi një Akt Normativ me disa nene klienteliste, jo punonjësi i Prokurimit Publik që kur bën tender ‘të vogël’ merr shembull nga shefat e mëdhenj. http://www.openprocurement.al/sq/albaniandf/rindertimi http://openprocurement.al/sq/tender/rindertimi
  • Në Shqipëri juristi i prokurimeve mbetet i tillë edhe kur gabon me kriteret specifike, anulon procedurën disa herë, merr vërejtje nga KLSH, i dalin dokumentet false etj etj. Kjo pasi vlerësimin e tij në punë ia bën shefi politik. Një sistem vlerësimi (skanimi) për punonjësin e prokurimit mbetet rekomandim i OJF-ve për qeverinë që mban fjalim.
  • Në Shqipëri nëse ka një kriter korruptiv asnjë palë jashtë garës nuk i drejtohet institucionit për ankimim.
  • Në Shqipëri, media çdo javë nxjerr 3 deri 5 artikuj brilant envestigativë per korrupsionin në prokurime. Po po, kazani ynë mediatik. SPAK meret ndonjëherë me ndonjërin, arreston edhe ndonjë punonjës gjelbërimi në Pogradec, Korrupsion i rëndë të mbyllësh derën e shkollës me çelës në ditën kur bëheshin zgjedhje me një parti.
  • Tenderimet e koncesioneve deri ne 2021, kishin një krimb nga brenda që quhet biznes guackë (ku pronari rri si kërmilli në guackë e nuk identifikohet kush është), nga ato që fitojnë kontrata publike pa u kontrolluar integriteti i kontraktonit, nga ato që pronar biznesi mund të jetë kushdo edhe familja e një të madhi, por për të cilat populli nuk ka të drejtë as të dijë. ndonjë gazetar guximtar i BIRN përballet edhe me padi për ndonjë shkrim ku ‘flitet shqip’. https://www.reporter.al/mirel-mertiri-padi-kunder-birn…/
  • Në Shqipëri u shënua ajo protesta unike e ndërtuesve-deputet para gjykatës. Moment domethënës në historinë e tenderimeve/kontraktimeve publike. Moment i rëndësishem edhe për reformën në drejtësi.

Ka shumë rreshta për të shkruar për Tenderime #Korruptive, #Klienteliste, #Mafioze por meqë është korrik-gusht ta lëmë mandatin e tretë të vegjetojë në propagandë dhe po i themi vetëm: Korrupsioni nuk do fjalim dhe rekomandime, një kryeministër me integritet është zgjidhja.