Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë 24 orët e fundit. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale. 38-vjeçari me iniciale Sh.Q., është ndaluar në flagrancë duke vjedhur.
Sipas policisë, ai është autor i vjedhjes së tre biçikletafe e 2 motoçikletave. Një 55-vjeçar me iniciale H.B.,ë shtë arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje.
Në Kavajë është prangosur një 35-vjeçar me iniciale H.T., pasi akuzohet për dhunë ndaj prindërve. Ndërsa tre persona të tjerë janë kapur pasi kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
Njoftimi
Tiranë
Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit Sh. Q., 38 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur materiale të ndryshme duralumini. Nga veprimet hetimor të kryera rezulton se ky shtetas është autor dhe i 5 vjedhjeve të tjera (3 biçikletash, 2 motomjete).
Nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin në kërkim H. B., 55 vjeç(i kapur nga seksioni i kërkimit) pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 10 muaj burg, ku i kanë mbetetur për të vuajtur dhe 6 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale ‘”Dhuna në familje”.
Nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. T., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit dhe nënës së tij.
Specialistet e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
H.R., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
I.L., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
K.H., 26 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me dëme materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.