Vendosni fjalën kyçe....

Bizneset në Vlorë në protestë: Të ndryshojnë masat për Covid-19, ose nga e hëna do mbyllemi totalisht


Pronarët e lokaleve në Vlorë kanë dalë në protestë përballë ambienteve të Drejtorisë së Policisë, për të kundërshtuar masat parandaluese të vendosura nga qeveria kundër Covid-19.

Protestuesit paralajmërojnë se duke nisur nga e hëna do të ketë mbyllje totale të bizneseve nëse nuk adresohen shqetësimet e tyre.

 “Ne si biznese në Vlorë jemi mbledhur për disa masa administrative që u kanë bërë disa kolegëve tanë. Po ashtu marrë shkas sepse nga kjo situatë çdo natë biznese po përballen me sherre. Jemi të vendosur se nëse kryeministri nuk ndryshon orarin e mbylljes së aktivitetit përgjatë Lungomare, ne në të gjithë Vlorën do të krijojmë një mbyllje totale, duke filluar nga e hëna. Domethënë në Vlorë do të ketë një shotdoëntotal. Në Kosovë morën vesh se janë mbledhur artistët dhe është hapur orari, ka kaluar ora 1.”- është shprehur për mediet pronari i një biznesi.

Një tjetër biznesmen u shpreh se kryeministrin Rama e ka klient të lokalit të tij: ”Kujtoj një shprehje të kryeministrit në Parlament ku tha s’keni parë gjë akoma, nga e hëna do e shohi ai se ç’do bëjmë ne sepse na ka dëmtuar shumë.
Unë e kam klient dhe i frekuenton lokalet e mia dhe dua që ai të jetë atje dhe të vijojë policia të bëjë të njëjtat veprime, por mbreti i vetshpallur nuk ngrihet ai vetëm jep urdhra“.

Biznesmeni shprehet se në këto kushte nuk arrijnë të dalin në fitime. Për këtë arsye bëri një propozim që menaxherët ti kalojnë në kamarierë dhe kursimet të ia japin Ramës, që t’i marrë ai në menaxhim lokalet.

“Ne nuk arrijmë dot të dalim në fitim dhe me këto kufizime e mbyllje ku nuk ulen taksat, por vjen polici tek dera jo sikur jemi në turizëm, por sikur jemi në Siri. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit, vetëm tek ty kryeministër kemi besim që të vish të na menaxhosh lokalet dhe të ofrojmë dyfishin e pagës që merr si kryeministër, me gjithë bujarinë që kanë të gjithë vlonjatët së bashku.

Do t’i kalojmë menaxherët tanë kamarier dhe lekët që do të kursejmë do t’ja japim kryeministrit me besim të plotë se ai nuk na vjedh dhe na çon drejt falimentimit”, shprehet ai, ndërsa shtoi: Të gjithë bizneset e Lungomares po goditet fort, sjellja e policisë është ekstreme. Ndërsa përtej Llogarait shohim që komplekset ecin shumë bukur, janë komplekse që kanë krah tek dera dhe nuk guxon polici të shkojë atje. Vetëm në Vlorë po shohim goditje.”– tha ai.