Vendosni fjalën kyçe....

DASH zbulon komplotin për rrëmbimin e gazetares në New York, nga katër agjentë të Inteligjencës Iraniane


Agjentët e inteligjencës iraniane përgatitën një plan për të rrëmbyer një gazetare në Brooklyn dhe për ta dërguar atë në Iran, në shenjë hakmarrje për kritikën që ajo i bënte regjimit Iranian.

Kështu pretendoi Departamenti i Drejtësisë të martën. Sipas DASH-it, agjentët iranianë planifikuan ta merrnin në Iran gazetaren, e cila është një shtetase amerikane me origjinë iraniane. Sipas Departamentit të Drejtësisë, në Iran “fati i viktimës do të kishte qenë i pasigurt në rastin më të mirë”.

Siç shkruajnë mediet amerikane, Departamenti i Drejtësisë e përshkroi atë si “një gazetare, autore dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, me banim në Brooklyn, New York, e cila ka publikuar abuzimet e qeverisë së Iranit për të drejtat e njeriut”. Iranianët gjithashtu pretendohet se kanë bërë një fushatë të plotë për të mbikëqyrur shtëpinë e saj në shërbim të misionit të tyre.

Kjo gazetare besohet se është Masih Alinejad, një prezantuese e vlerësuar me çmime për punën e saj në rrjetin e Zërit të Amerikës, në departamentin e Persisë.

Ajo i tha gazetës “The National” se ishte ajo ishte viktima e synuar: “Ata kishin komplotuar për të më rrëmbyer.” Një oficer i paidentifikuar i zbatimit të ligjit gjithashtu i tha “NBC New York” se Alinejad ishte shënjestra.

Alinejad vetë e falënderoi Policinë përmes një videoje të postuar të martën në mbrëmje nga banesa e saj. Makinat e policisë, për të cilat ajo tha se kishin qenë të pranishme afër shtëpisë së saj çdo ditë nga ora 5 e mëngjesit deri në mesnatë për dy javë, mund të shiheshin nga dritarja.

“Unë nuk jam mësuar të mbrohem nga policia. Sa herë që i shoh, supozoj se është të më arrestojnë.”- tha ajo. “Më ngjall një ndjenjë sigurie kur shoh se policia më mbron. Kjo nuk do të kishte ndodhur në atdheun tim. ”

Lidhur me ngjarjen prokurorët amerikanë kanë akuzuar katër iranianë, që mendohet të jenë operativë të zbulimit për Teheranin: Alireza Farahani, 50 vjeç, Mahmoud Khazein, 42 vjeç, Kiya Sadeghi, 35 vjeç dhe Omid Noori, 45 vjeç.

Ata akuzohen për komplot për rrëmbim, komplot për të shkelur sanksionet kundër Iranit, komplot për të kryer mashtrime bankare dhe komplot për pastrim parash. Një person i pestë Niloufar Bahadorifar, 46 vjeç, është akuzuar për komplot për të shkelur sanksionet, komplotin për të kryer mashtrime bankare, strukturimin e depozitave mashtruese dhe komplotin për pastrimin e parave. Ky i fundit është një banor i Kalifornisë, i cili dyshohet se ofroi shërbime financiare për 4 shtetasit e huaj të lartpërmendur në shkelje të sanksioneve ndaj Iranit për pesë vjet.

Farahani përshkruhet si një zyrtar i inteligjencës iraniane, dhe tre bashkë-komplotistët e tjerë referohen si “pasuri të inteligjencës iraniane”.