Vendosni fjalën kyçe....

Dënohet me 10 vite burg polici që vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha


Me 10 vite burg është dënuar nga Gjykata e Tiranës ish-efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, i cili qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha me 8 dhjetor 2020. Gjykata e dënoi fillimisht me 15 vite burg Hajdarajn por ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.

Avokati i Hajdarajt kërkoi gjatë seancës ndryshim të veprës penale të klientit të tij nga ‘vrasje me dashje’ në ‘vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme’. Më herët prokuroria kishte kërkua 13 vite burg për ish-efektivin e policisë.

Rasha u qëllua për vdekje më 8 dhjetor 2020 nga Hajdaraj, pasi kishte shkelur orën policore të vendosur lidhur me pandeminë. Siç u pa nga pamjet filmike, Rasha u qëllua nga pas krahëve teksa largohej me vrap duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ditët pas vasjes së tij Tirana e qytetet kryesore në vend u përfshinë nga trazira. Pak ditë pas ngjarjes, ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen.