Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama: 20 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes këtë vit


Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të mërkure, duke publikuar shifrat e familjeve që kanë përfituar nga bonusi i bebes.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se 20 mijë fëmijë të linfur në gjysmën e parë të këtij viti e kanë përfituar bonusin.

Kryeministri shprehet se nga bonusi i bebes përfitojnë edhe fëmijët që kanë lindur jashtë vendit por që regjistrohen në vendin amë.

 “MIRËMËNGJES

dhe me lajmin e bukur se 20,000 fëmijë të lindur në gjysmën e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, pa dallim nëse kanë lindur në Shqipëri apo jashtë vendit, por të regjistruar në vendin amë, ju uroj një ditë të mbarë

***91,380 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që prej vitit 2019, kur nisëm programin universal të mbështetjes së çdo të porsalinduri.”- shkruan Rama.