Vendosni fjalën kyçe....

FIFA jep dritën jeshile, “Kupa Maradona” do luhet mes Argjentinës dhe Italisë


FIFA jep dritën jeshile që i jep Maradonës përjetësi në tapetin e blertë.

Itali-Argjentinë, përplasja mes fitueses së Europianit dhe asaj të Copa Americas do të luhet në muajin dhjetor të këtij viti ose në janar 2022, në qytetin e dytë të “Pibe de Oros”, Napoli.

Trofeu në fjalë do të quhet “Copa Maradona”.

Itali-Argjentinë do të zinte vendin e Kupës së Konfederatave, e cila, nga viti 1992 deri në vitin 2017 ka vënë përballë të gjithë skuadrat kampione të konfederatave përkatëse, të cilave iu shtuan ekipi pritës dhe kampionët e botës në fuqi, për një total prej 8 skuadrash.

Tani, gjithçka do të zgjidhet në një ndeshje të vetme, e cila, në edicionin e saj të parë, do të kujtojë një ndeshje historike dhe fatkeqe për të kaltrit, përsëri në San Paolo: gjysmëfinalen e Kupës së Botës 1990.