Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni Statutor në PD pranon propozimet e Bashës për ndryshimet në statusin e partisë, rrëzohen ato të Kadillit e Harxhit


Komisioni i Përhershëm Statutor në PD ka miratuar propozimet e kreut Basha lidhur me ndryshimet në statusin e partisë, ndërsa ka rrëzuar ato të Fatbardh Kadillit e Edi’t Harxhit.

Mbledhja zgjati rreth dy orë. Basha i kishte paraqitur komisionit  11 propozime mes të cilave një kryesi më e zgjeruar, ku përvec kryetarit të Keshillit Kombetar, do të jenë edhe drejtues të disa strukturave të tjera.

Të tjera propozime të kryedemokratit janë që numri i sekretarëve të mos jetë i  kufizuar dhe ata të caktohen nga kryetari.

Organizimi i Këshillit Kombëtar do bëhet sipas departamenteve, kandidatët për kryetarë bashkish do propozohen nga kryetari i partisë, do caktohen nga kryesia ndërsa lista e plotë e tyre do miratohet nga këshilli kombëtar.