Janë zbardhur përgjimet që cuan në arrest shtëpie ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda. SPAK ka qenë duke hetuar një dosje tjetër ku ka dalë emri i Vodës, e cila akuzohet për marrje ryshfeti për një punësim.
Bëhet fjalë për punësimin e shtetases Florida Beu, e cila është takuar me ish.zv.ministren Voda më 13 shkurt 2020 duke i kërkuar një vend punë. Sipas dosjes mësohet se Voda i ka thënë se mund ta punësojë si specialiste diku, shkruan Shqiptarja.
Më pas Voda ka telefonuar dike në Departamentin e Administratës Publike, duke i thënë se do e rregullojë specialiste. Sipas prokurorisë Majlinda Hasani ka folur me Floridën dhe sipas prokurorisë i kanë dhënë shumën prej 1 mijë eurosh të futur në një zarf. Po kështu Hasani e Beu kanë bisedua me njëra-tjetrën duke thënë se mos i kanë dhënë pas lekë ish.zv.ministres dhe se ‘leku e hedh ujin përpjetë’.
Në 28 shkurt 2020,tre gratë janë takuar në Ministrinë e Brendshme dhe Florida Beu, ka aplikuar në 11 vende punë të hapura në këtë ministri. Florida ka telefonuar nënën e saj dhe i ka thënë se me lekët që do i çojë Gerti do i japë diçka ‘asaj Rovenës’ që ta ndjejë si detyrim.
Takimi tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku Voda ka marrë si dhuratë edhe një arkë me peshkë. Nga ana tjetër dyshohet sipas SPAK që Rovena ka marr dhe një aparat telefon. Sipas verifikimeve, Florida Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi.
Voda, Hasani e Beu janë lënë në arrest shtëpie pasi akuzohen për ‘ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’.