Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria e Kosovës: Vdekjet në Deçan s’kanë lidhje me helmimin masiv


Prokuroria e Kosovës ka pohuar se dy vdekjet e ndodhura në Deçan nuk kan lidhje me situatën e krijuar së fundmi ku deri tani më shumë se 1500 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital me simptoma të helmimit.

Sipas autoriteteve helmimi masiv nuk ka ardhur për shkak të ujit pas analizave të kryera ndërkohë po hetohen shkaqet e mundshme.

Sipas qeverisë së Kosovës janë marrë të gjitha masat për përballimin e situatës së rëndë që është krijuar për sa i përket trajtimit mjekëso e furnizimit me sendet e nevojshme për të gjithë të prekurit.

Një pjesë e mostrave janë dërguar në laboratorë jashtë vendit për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë.