Vendosni fjalën kyçe....

Rama dorëzon flamurin sportistëve që do përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike


Mbrëmjen e sotme Kryeministri Edi Rama në një ceremoni zyrtare i dorëzoi flamurin sportistëve që do përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike të Tokios.

Në fjalën e rastit, Kryeministri Rama lajmëroi se pas lojërave do nisë hartimi i programit së bashku me Komitetin për sportin.  

“Përgatitja më e mirë se çdo herë tjetër. Dua të them se e kam pritur me shumë kënaqësi lajmin e zgjedhjes  së Fidelit si kryetar i komitetit olimpik. S’kemi arritur ta motivojmë komitetin olimpik që të jetë në lartësinë e vetë, se misioni është edhe të qëndrojë pranë sportistëve. Misioni themelor i komitetit olimpik është krijimi i lëvizjes olimpike.

S’mund të ketë lëvizje olimpike pa një ndërthurje të të gjithë energjive. Jemi munduar që kjo lëvizje të hyjë në një fazë të re dhe fillojë në shkolla një lëvizje e organizuar. Pas misionit olimpik në Tokio do ulemi bashkë me komitetin për të hartuar një program të përbashkët për të shpjeguar programin tonë të ri të lidhur me sportin dhe prioritetin e prioriteteve që është sporti për gjimnazet dhe universitetet. Kemi hartuar programin tonë për sportin.

Uroj që bashkëpunimi me Japoninë dhe ura e komunikimit që kemi ngritur të forcohet edhe falë këtij misioni. Sido që të jetë rezultati nëse ju bëni gjithçka mundeni e keni kryer detyrën”- tha Rama.